Home Bota Kina akuzon ShBA & aleatët për tensione

Kina akuzon ShBA & aleatët për tensione

largea_ushtare-kinez1366098092Kina sugjeron që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ngritin tensionet përmes aleancave rajonale në Paqësorin-Aziatik dhe po zhvillojnë armë të reja për të mbajtur “superioritetin strategjik”.

Kina përballet me “sfida e kërcënime të shumëfisha dhe të komplikuara” në prag të shenjave për “hegjemoni të shtuar, politikës së forcës dhe neo-intervenimit”, një raport qeveritar thotë.

“Fuqitë e mëdha po zhvillojnë me shpejtësi teknologji të reja dhe më të sofistikuara, në mënyrë që të sigurohen se ato mund të mbajnë superioritetin strategjik në konkurrencën ndërkombëtare në fushat e tilla si hapësira e jashtme dhe ajo kibernetike”, thotë raporti pa emëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa shtete, siç shkruhet, kanë forcuar aleancën e tyre në Paqësorin Aziatik, kanë zgjeruar praninë ushtarake rajonale, dhe shpesh e tensionojnë situatën në këtë pjesë.
Raporti thotë se aleatja e ShBA-së, Japonia, po “bënte probleme” rreth ishujve të kontestuar Senkaku, të cilat njihen në Kinë si Diaoyu.

Ky dokument, po ashtu thekson se Armata Popullore Çlirimtare e Kinës që numëron 2.3 milion ushtarë, do të shpejtojë modernizimin e saj, dhe fuqizojë aftësitë e veta për “të fituar luftërat lokale”, me përdorimin e sistemeve të përparuara që bazohen në teknologjinë informative.

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua ka lajmëruar të shtunën se “strumbullari i shpeshtë në Azi” i Amerikës mund të “ngjall mosbesim, keqkuptim dhe gjykim të gabuar në rajon”.

Previous articleShëtitja romantike e Al Pacinos
Next articleLefter koka deklaron bashkimin e votave me Partinë Solialiste