Home Sport Kimmich i lumtur te Bayern, nuk mendon për një transferim te Barcelona

Kimmich i lumtur te Bayern, nuk mendon për një transferim te Barcelona

Sipas gazetarit gjerman, Florian Plettenberg, lojtari i kombëtares së Gjermanisë,  Joshua Kimmich, nuk ka asnjë interes të largohet nga Bayern Munich. Mesfushori gjerman, vlera e të cilit në treg është 80 milionë euro, është i lumtur në “Allianz Arena” mes interesimit të  Barcelonës. Bavarezët po e shohin atë si kapiten të ardhshëm të klubit nga sezoni 2022/23.

Kimmich ka qenë brilant për Bayern Munich që kur erdhi nga Stutgarti, në korrik 2015. 28-vjeçari është vlerësuar si një nga mesfushorët më të mirë në botë gjatë 8 viteve të fundit. Përvoja e tij, duke luajtur si mbrojtës i djathtë, e ndihmoi atë të shtonte më shumë kreativitet në lojën e tij.

Lojtari i kombëtares gjermane është një figurë kyçe për klubin dhe vendin e tij dhe aktualisht vlerësohet në 80 milionë euro. Ai ka 346 ndeshje për Bayern Munich, duke shënuar 40 gola dhe 94 asistime. Progresi i Kimmich, ka tërhequr interesin e gjigantëve spanjolë të Barcelonës.

Klubi katalanas do të synojë atë në afatin kalimtar të verës, në kërkim të një mesfushori mbrojtës.  Kjo për shkak se Sergio Busquets do të luajë ndeshjen e tij të fundit për Blaugrana muajin e ardhshëm. Largimi i afërt i veteranit do të lërë një vrimë të hapur në mesfushën e Barcelonës dhe katalanasit janë të prirur për të nënshkruar me mesfushorin bavarez.

Gazetari Florian Plettenberg hodhi poshtë zërat për bisedime midis përfaqësuesve të Kimmich dhe ekipeve të tjera. Me Bayernin, që nuk është i interesuar për shitjen e 28-vjeçarit, një transferim veror i lojtarit duket i pamundur dhe ai nuk planifikon të largohet as nga “Allianz Arena”.

Previous articleLëkundje në vend nga mbrëmja e së hënës, ja madhësia dhe epiqendrat
Next articleMourinho reagon ashpër ndaj ndëshkimit të Juventusit… “Më vjen keq për Allegrin”