Home Kosova KFOR-i bllokon me mur betoni rrugët alternative në veri

KFOR-i bllokon me mur betoni rrugët alternative në veri

kfor Rruga nga fshati Dragalicë, që të çon në Babiq, në veri të Kosovës, është bllokuar për automjete komerciale. Me urdhër të komandantit të KFOR-it, grupi shumëkombësh i betejës – Lindja ka vendosur gjashtë pengesa të betonit në këtë rrugë të Zubin- Potokut, raporton KTV-ja. Javë më parë një kamion serb me naftë që po shfrytëzonte këtë rrugë, është rrokullisur dhe ngarkesa ishte derdhur në liqenin e Gazivodës. Në këtë mënyrë të gjitha automjeteve më të rënda se 1 ton, u është bllokuar qarkullimi. Të gjitha automjetet komerciale tash e tutje do të kthehen mbrapa dhe nuk do t’u lejohet qarkullim në këtë pjesë.

Gjendje e ngrirë e pa ndryshime vazhdon në veri. Megjithëse, pikat kufitare atje janë të hapura, rrugët për të arritur vazhdojnë të jenë të bllokuara. Vetë doganierët e Kosovës dhe të EULEX-it dërgohen me helikopter në vende pune.

Previous articleAutonomia për veriun, rrezik për rajonin
Next articleZëvendëskryeministri Xhaferi për vizitë në shtetin e Katarit