Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të mërkurën se do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të saj në territorin e Kosovës gjatë ditëve në vijim, për siç tha, të kryer “procedura normale”.
Në një komunikatë për media më 16 gusht, Forca Ndërkombëtare Paqeruajtëse tha se “rritja e lëvizjes së trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës është për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve“.
“Derisa këto stërvitje do të kryen në një mënyrë që të minimizohet pengimi dhe ndikimi n popullatën vendore, ka mundësi të ketë vonesa në trafik dhe mund të shihen lëvizjet e ushtarëve. Prandaj, KFOR-i i këshillon shoferët të kenë vëmendje të posaçme nëse ndodhen afër kolonave të automjeteve ushtarake”, tha KFOR-i.
Sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kosovës, që i dha fund luftës në Kosovë, KFOR është përgjegjës për sigurinë e kufijve të territorit të Kosovës.
Dhuna e detyroi NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet./REL