Home Kuriozitete Këto efekte psikologjike influencojnë miliona njerëz

Këto efekte psikologjike influencojnë miliona njerëz

Truri i njeriut mund të reagojë në mënyrë të çuditshme ndonjëherë. Na bën të besojmë në gjëra që nuk ekzistojnë madje edhe të na ndryshojë kujtimet. Gjithsesi çdo vendim që marrim ndodh për një arsye.

Të panjohurit mund të influencojnë sjelljen e një personi.

Kjo lidhet e gjitha me teorinë Zajonc. Mund të ecësh me një bluzë të madhe të vjetër në shtëpi ndërkohë që në rrugë sillesh si zonjushë.  Sjellja e një personi ndikohet jo vetëm nga njerëzit me të cilët është në shoqëri por edhe nga numri i të panjohurve që e rrethojnë.  Përshembull një burrë mund t’i lirojë vendin një gruaje në publik, vetëm për të lënë përshtypje të mirë. Që ta evitoni këtë, pyeteni veten herë pas here: “Përse po e bëj këtë veprim?” Nëse kuptoni që po e bëni një veprim të caktuar vetëm për të lënë përshtypje të mirë dhe jo sepse kështu dëshironi në të vërtetë, ndaloni në atë moment.

Interesat e një personi mund të ndryshojnë sipas situatave.

Ky quhet efekti Hawthorne. Një mjedis i ri ka ndikim në interesat tona si përshembull një eksperiment ose event gjatë të cilit ne sillemi ndryshe, më të kujdesshëm dhe më të sjellshëm duke dhënë një rezultat pozitiv që është fals. Përshembull në një supermarket ju kërkohet të provoni një ushqim të ri, të cilin ju e vlerësoni maksimalisht, por kur e provoni në shtëpi kuptoni që nuk ka asgjë të veçantë në atë produkt. Si të evitoni këtë? Mundohuni të mendoni qartësisht dhe në mënyrë kritike. Asgjë nuk ju obligon të pohoni, vlerësoni ose kritikoni diçka, kur në fakt mendimi juaj është krejt i ndryshëm.

Njerëzit bëjnë blerje të shtrenjta qëllimisht.

Ky quhet efekti Veblen dhe ka të bëjë me shpenzime ekonomikisht të pashpjegueshme. Ky efekt prek zakonisht njerëzit e rinj në moshë që mendojnë se kështu do të ruajnë status në shoqëri. Duhet ta kuptoni që dëshira për të patur atë çantën Gucci ose për të bërë një udhëtim në Europë, është vetëm për një postim në Instagram. Kupto kur paguan për kualitet të lartë dhe kur për prestigj.

Sa më shumë njerëz të këni rrotull kur keni nevojë për ndihmë, aq më pak ndihmë do të merrni.

Ky quhet efekti bystander. Sa më shumë njerëz të jenë rrotull një personi që ka nevojë për ndihmë, aq më pak përqindje ka që secili prej tyre ta ndihmojë. Kjo pasi të gjithë mendojnë se do ta ndihmojë personi tjetër. Kështu askush nuk e ndihmon personin në nevojë. Nëse ndjeheni papritur keq në një ambient publik, mos thërrisni të gjithë turmën por kërkojini ndihmë një personi specifik. |Bulevard News|

Previous articleEdi Rama: Nga 1 janari nis revolucioni digjital në shërbimet për qytetarët
Next articlePorti i Durrësit/ Festat e fundvitit sjellin brenda një jave mbi 21 mijë udhëtarë