Home Aktualitet Këshilltari i PD akuza të ashpëra për kolegun e PR dhe...

Këshilltari i PD akuza të ashpëra për kolegun e PR dhe këshilltarët e LSI që miratuan buxhetin

Ivo Jorgoni , një nga këshilltarët kritik në këshillin bashkiak të Durrësit si përfaqësues i PD ka lëshuar akuza të ashpëra  ndaj kolegut të tij të PR , Dilaver Tepelena dhe katër këshilltarëve të LSI që i ka quajtur paterica të Dakos. Sipas tij sot buxheti u miratua nga paterica që ka një emër Dilaver Tepelena dhe katër këshilltarët e LSI që janë  Sanije  Deda, Iris Gruda, Adriana Hatellari dhe Skënder Korriku. Militantë të PD i kanë kërkuar  Ivo Jorgonit që  njihet për qëndrimet kritike në këshillin bashkiak të jenë aktivë dhe të  ashpër, duke lënë të kuptohet se bojkoti është një mënyrë për ta favorizuar  PS dhe Dakon.

Ja statusi i plotë i Ivo Jorgonit:

Sot ne Keshillin Bashkiak Durres votohej Buxheti 2018. Ne si Grup i Keshilltareve te djathte ne Keshill ishim ne medyshje te merrnim pjese duke bere opoziten tone ne salle apo te bojkotonim duke lene karriget bosh ne menyre qe kushdo qe do te dilte ne krah te Dakos dhe kesaj qeverie te kishte nje emer. Bojkotuam ! Sot buxheti u miratua !!! Paterica e Dakos ne opozite ka nje emer. 1 keshilltar nga Pr dhe 4 te Lsi.