Home Bota Këshilli i Sigurimit mbështet Francën në Mali

Këshilli i Sigurimit mbështet Francën në Mali

keshilli sigurimit okbTë gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë mbështetur ndërhyrjen ushtarake të Francës në Mali për të luftuar rebelët islamikë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun tha se ai shpresonte se ndërhyrja do të ndihmojë në rivendosjen e rendit kushtetues dhe integritetin territorial të  Malit. Mijëra trupa afrikane do të bashkohen me trupat franceze  për të ndihmuar luftën kundër rebelëve.

Franca ndërhyri të premten pas islamistët filluan avancimin në drejtim të jugut. Autoritetet franceze thanë se kishin frikë se rebelët do të marshojnë në kryeqytetin Bamako, duke krijuar një kërcënim serioz të sigurisë për rajonin e  më gjerë. Por pavarësisht ndërhyrjes së Francës në Mali rrebelët vazhdojnë të avancojnë nga veriu në jug të vendit.

Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian  tha dje se  rebelët  morën nën kontroll qytetin e Diabaly-t rreth 400 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Bamako.  Ministri francez i Mbrojtjes tha gjithashtu se  operacionet ushtarake kanë qenë të suksesshme.

Ndërkohë ndërhyrja në Mali ka rritur frikën për sulme terroriste në Francë. Presidenti francez u kërkoi gjithë agjencive vendase të sigurisë rritjen e gatishmërisë në nivele maksimale për të shmangur sulmet terroriste në territorin francez pas kërcënimeve të ekstremistëve xhihadistë.

Previous articleRaketat kineze trembin SHBA
Next articlePeticioni si prodhim strofkullash militante