Home Ekonomia KESH, të tjera të ardhura nga shitja e energjisë – Shifrat/11.4 milion...

KESH, të tjera të ardhura nga shitja e energjisë – Shifrat/11.4 milion euro për janarin, nga nëntori gjenerohen në total 36.4 milion euro

Teksa shirat e ditëve të fundit kanë sjellë përmbytjen e qindra hektarëve tokë, situata hidrike ka favorizuar shitjen e energjisë elektrike nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare. Përgjatë muajit janar KESH ka kryer 2 procedura shitjeje, ndërkohë që sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN në total janë arkëtuar rreth 11.4 mln euro, teksa janë shitur 98 490 mWh energji. Ccmimi më i lartë me të cilin është shitur energjia është 141.36 euro/mWh, ndërsa më i ulti arrin në 69.16 euro/mWh.

Kjo vlerë i shtohet të ardhurave të gjeneruara nga KESH përgjatë periudhës nëntor – dhjetor të vitit që lamë pas, ku nga shitja e energjisë u gjeneruan rreth 25 mln euro, duke arritur në një total prej 36.4 mln euro. Këto të ardhura janë të rëndësishme për të zbutur kostot e larta të krijuara nga blerja e energjisë përgjatë vitit 2022. Megjithatë, përgjatë janarit KESH nuk evitoi dot hapjen e portave të hidrocentraleve, duke sjellë shkarkimin e ujit pa prodhim energjie.

Pak ditë më parë KESH deklaroi për TV SCAN se portat u hapën në zbatim të Rregullores së trajtimit të plotave në kaskadë si dhe Vendimeve të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave. Po ashtu, Koprorata pohoi se situata e favorshme hidrike ka sjellë përmirësim të situatës elektroenergjetike, teksa rezerva energjetike sipas KESH është 1190 GWh./SCAN

Previous articleMacBook Air dhe iMac të ardhshëm mund të vijnë me një çip M3 3nm
Next article‘Makina me serb brenda goditi postbllokun’/ Policia konfirmon incidentin me armë zjarri në veri