Home Ekonomia KESH: Situatë ekstreme e prurjeve ujore, 30% po shkarkohet

KESH: Situatë ekstreme e prurjeve ujore, 30% po shkarkohet

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nëpërmjet një njoftimi ka paraqitur situatën hidrike në vend pas reshjeve të shumta këtë 20 nëntor.

Referuar situatës hidro-meteorologjike të 24-orëve të fundit në pellgun ujëmbledhës të liqenit të Shkodrës dhe lumenjve Kir, Gjadër, Gomsiqe dhe Drin, KESH shkruan se ndodhet pranë në një situatë ekstreme të prurjeve ujore.

Sipas tij, e gjithë plota ujore (sasi ujore) arrin në mbi 4 mijë m3/sek., nga shkarkuesit fundor të kaskadës dhe nuk e ka kaluar në asnjë rast vlerën e 1 mijë e 300 m3/sek.

Pra nga e gjithë kjo sasi uji e ardhur në liqenet e kaskadës, 30% e kësaj sasie është shkarkuar, ndërsa pjesa tjetër është akumuluar si rezervë energjetike.

Kjo, si rezultat i masave paraprake menaxhuese dhe operative që KESH ka ndërmarrë.

I gjithë ky aktivitet i KESH ka ndihmuar në eliminimin dhe minimizimin e përmbytjeve të mundshme të zonës së nën Shkodrës.

KESH thekson se për menaxhimin optimal të kësaj situate, prej disa ditësh i ka ndalur operimet me HEC Fierzë, duke eliminuar plotësisht prurjet hidrike nga zona e mbi Fierzës.

Ky veprim ndihmon edhe në rritjen e rezervës hidrike/energjetike, në kaskadën e Drinit.

Po prodhohet me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

Previous articleÇfarë duhet bërë që Primaret të jenë të suksesshme? Bujar Leskaj rendit hapat
Next articleSHBA paralajmëron sërish Albin Kurtin: Retorika që rrit tensionin, e panevojshme!