Home Kronika Kërkon masë më të lehtë sigurie/ Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi del...

Kërkon masë më të lehtë sigurie/ Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi del sot para gjykatës

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi pritet të dalë sot në sallë e gjyqit për vlerësimin e masës së sigurisë.

Klosi ka kërkuar masë më të lehtë sigurie. Kujtojmë se ish-zyrtarja e Kryeministrisë akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Gjithashtu Klosi kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit duke argumentuar se ka 2 fëmijë të mitur dhe se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër.

Sakaq ish-zyrtarja Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro. Të dyja po qëndrojnë në të njëjtin paraburgim te burgu i grave “325”.

Previous articleVajzat ‘rekrutoheshin’ në Amerikën Latine/ Shkatërrohet banda e prostitucionit në Greqi, drejtohej nga një shqiptar
Next articleFatos Klosi: Pandeli Majko donte të më arrestonte në zyrën e tij për dy snajpera që do i shkonin UÇK-së