Home Kronika Kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Korçës merr kompetencën për shqyrtimin e...

Kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Korçës merr kompetencën për shqyrtimin e çështjes së Zani Çaushit

Gjykata e Korçës është caktuar si kompetente për marrjen në shqyrtim të çështjes së “të fortit të Çoles”, Myrteza Çaushit. Vendimi është marrë një ditë më parë nga Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi.

Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Myrteza (Zani) Caushi ka bërë kërkesë për përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit në burg, duke kërkuar ulje të ditëve të burgimit. Ai kundërshtoi disa vendime të Gjykatës së Matit, që i kanë rrëzuar kërkesën për ulje të dënimit. Zani Çaushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë.

Sipas ligjit, nëse koha e qëndrimit në burg përllogaritet e plotë, vlonjatit i lind e drejta për të kërkuar lirim me kusht.
Previous articleJakov Milatoviç betohet sot si president i Malit të Zi, rreth 200 personalite marrin pjesë
Next articleGjasula rikthehet në Bundesligë, Darmstadt siguron matematikisht ngjitjen