Home Kronika Kërkoi masë të butë sigurie, GJKKO: Lefter Koka do të kurohet si...

Kërkoi masë të butë sigurie, GJKKO: Lefter Koka do të kurohet si çdo qytetar i Shqipërisë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka vendosur që ish-ministri Lefter Koka të kurohet si çdo qytetar i Shqipërisë. Togat e zeza të GJKKO-së kanë thënë se Kokës do ti garantohen të gjitha të drejtat, përfshirë edhe përkujdesin shëndetësor.

Gjyqtari Erion Bani, vendosi mos pranimin e kërkesës së mbrojtjes së Kokës, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, pavarësisht se avokatët paraqitën ekspertizën e mjekëve që theksonin gjendjen delikate shëndetësore të ish-ministrit të Mjedisit.

Gjykata i jep të drejtë Lefter Kokës që jo vetëm të kryejë vizita në ambientetet e paraburgimit, por edhe në qendrën spitalore universitare si dhe në qendra të tjera të posaçme.

Previous articleStatistikat/ 25 Nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, çdo tre ditë një vrasje në çift
Next article“Rama nuk firmos dhe detyron dy femra që nuk munden ta refuzojnë”, ironia e Kryemadhit për Portin e Durrësit: Si do bëhet transporti i mallrave me satelitët apo dronët e tij?