Deputeti Luan Baçi ka paralajmëruar se qeveria nuk do të mund t’i mbyllë gojën opozitës edhe nëse i përjashton 8 deputetët për dy seancat e ardhshme.
Deputeti demokrat është shprehur se ata nuk do të mungojnë në parlament, pasi fjalën e tyre do ta thonë jashtë tij të përkrahur nga votuesit e tyre.
Gjithashtu ka theksuar se qeveria nuk do të mund ta eleminojë opozitës pavarësisht skemave që ka përdorur në 10 vite dhe se kjo do të tregohet në protestën e 11 Shkurtit.
“Ju garantoj se do të jemi jashtë parlamentit me votuesit tanë për ta thënë fjalën aty. Nuk do t’iu lëmë të qetë të na përjashtoni sa herë të doni.
Fjalën do ta themi me 11 shkurt në shesh. Harrojeni se mund të na mbyllni gojën, harroni se mund të eleminoni opozitën pavarësisht skemës që keni përdorur prej 10 vitesh”, është shprehur Baçi.