Kreu i SPAK, Arben Kraja ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama që Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë Sali Berishën.
Në një deklaratë për mediat, Kraja u shpreh se në lidhje me ato që është shprehur Rama, nuk ka asnjë koment ndërsa theksoi se nuk ndihet i kërcënuar.
“Sot ishim për të raportuar për vitin 2021. U zhvillua një mbledhje efektive. Në lidhje në deklaratat e kryeministrin nuk kam asnjë koment.
Nuk ndihem i intimiduar. SPAK ka në hetim shumë çështje penale”, tha Kraja.