Home Kosova Kërcënohet Presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj, ish-ambasadori: Do hakmerrem me kanun

Kërcënohet Presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj, ish-ambasadori: Do hakmerrem me kanun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu janë kërcënuar nga ish-Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, i cili i ka paralajmëruar për hakmarrje me Kanun, me arsyetimin se ndihet i rrezikuar siç e quan ai, nga “Klani Osmani“.

Dedaj është shprehur në një media në Kosovë, se është njeri i ligjit, por se nuk duhet harruar se nga vjen Malësia e Gjakovës, e ku vepron Kanuni i Lekë Dukagjinit, ndërsa ka thënë se, nëse dikush e shkel ose e vret, do ta vrasë edhe ai.

“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikim, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hejk prej lustës së pagave. Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Nëse me shkel dikush, me vret dikush ka mu vra edhe ai. Edhe ai ka me pas pasoja. Presionin që janë kah ma bajnë”, ka thënë ish-ambasadori Gjergj Dedaj.