Home Kosova Kërcënimet ndaj deputetëve, Haradinaj: Jemi përballur edhe ne, por nuk e kemi...

Kërcënimet ndaj deputetëve, Haradinaj: Jemi përballur edhe ne, por nuk e kemi alarmuar publikun

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që kërcënimet ndaj deputetëve të trajtohen me seriozitet nga organet e sigurisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Haradinaj ka thënë se edhe vetë ai është përballur me kërcënime të ngjashme, por që në situata të tilla nuk duhet të alarmohet publiku.

”Çdo kërcënim ndaj kujtdo qoftë, duhet të merret seriozisht e të trajtohet me profesionalizëm nga organet e rendit.

Në faza të ndryshme na ka rastisur edhe neve, edhe mua personalisht, që të përballeshim me kërcënime nga më të ndryshmet, kërcënime edhe me jetë. Edhe atëherë kur informatat për kërcënime na kanë ardhur në rrugë zyrtare, apo edhe nga burime të tjera, nuk e kemi alarmuar opinionin publik. E para që të mos i dëmtonim hetimet dhe e dyta që të mos shkaktonim ngarkesë të panevojshme tek opinioni publik!

Do të ishte politikisht jo korrekte dhe e dëmshme madje, sikur përfshirja e opinionit publik në këtë temën e kërcënimeve ndaj figurave publike, të shfrytëzohej për t’i hequr nga vëmendja e popullit, qoftë edhe përkohësisht, temat e interesit popullor, siç janë; problemet ekonomiko-sociale e ato politike, apo edhe defektet e mëdha në politikën e jashtme të vendit!”, shkruan Haradinaj.

Previous articleVideo/ Bylykbashi: Për Ramën s’ka rëndësi nëse shkelet Kushtetuta, por të mos pësojë gol
Next articleFotot/ Edi Rama: Njihuni me gjeneratën e re të mjekëve shqiptarë