Home Editorial Keqpërdorimi i letërsisë me qoftexhinj ordiner

Keqpërdorimi i letërsisë me qoftexhinj ordiner

turiNga Artur Llana / Unë jam nga ata njerëz që nuk marr pjesë në promovime librash. Madje në respekt të kësaj edhe librin tim nuk e kam promovuar. E kam bërë këtë zgjedhje se nuk duroj dot ca murator, bejtexhinj, fajdexhinj që të lavdërojnë botimin në varësi të menusë që ka pas aktivitetit. Nuk do t’i personalizoj gjërat, nuk do të them se nuk pata mundësi për të bërë promovimin se nuk gjeja qofte. Do të qëndroj larg kësaj, do të qëndroj larg duke menduar se në Durrës nuk kam ardhur për t’u bërë shkrimtar as edhe gazetar. Ai që është i tillë bëhet kudo. Po kam pasur një fat të madh që në Durrës nuk kam ardhur për t’u fshehur nga fajdexhinjtë dhe për hir të kësaj duhet edhe me tredhur disa mjeranë artistikisht. Që ka vjedhur para atje ku ka qenë mirë ka bërë se atë mendje ka pasur, po që t’i thuash durrsakëve se letërsinë e bëjmë ne bjeshkëtorët, qoftë dhe me qofte, kjo është e turpshme. Do t’i kërkoj falje zonjës së nderuar Laureta Tragaj, për fisnikërinë dhe talentin, që më duhet ta bëjë objekt të një editoriali po për fat të keq jo për romanin e bukur të saj. Ndjesë asaj gruaje, nëne, shkrimtare! E kam ndjekur aktivitetin e promovimit të librit dhe kam parë se shkrimtari nuk sjell vetëm risi në letërsi, ai sjell risi dhe madje më shumë në atë që i mungon letërsisë, shoqërisë. Unë nuk jam kritik, jo për faktin se këtë e kanë marrë në dorë muratorë, hajdutë kumbullash, drejtorë banalë me vese dhe aq më shumë fajdexhinj. Thjesht se për të qenë pjesë e kritikës duhet kulturë letrare, duhet formim dhe kjo nuk mund të vijë as nga gazeta e partisë famëkeqe, as nga format e edukimit po as nga prapavijat ushtarake dhe kulisat e identitetit patriotik. Ndjesë zonjë, ndjesë nënë, ndjesë shkrimtare, ndjesë talentit tënd që më duhet të flasë për ca kastravecë apo kunguj që janë ngujuar në një serë plastmasi dhe për të kaluar pensionin dhe që kërkojnë të mohojnë atë që Durrësi e ka të shenjtë, shpirtin e që nuk ka nguruar ta përkthejë në letërsi. Personalisht nuk do të kisha dashur kurrë të shfrytëzoja një aktivitet, ku disa mungonin, disa sahanlëpirës , qoftexhinj për faktin se janë munduar që ta shohin sahanin dhe qoftet jo si pjesë të tyre po si dhuratë. Ai është turpi i tyre. Krenaria e imja dhe e dy vajzave të mia apo edhe e shumë miqve në atë sallë ishte se na nderoi një zonjë, na nderoi një shkrimtare e talentuar, na bëri të ndihemi borxhlinj para prozës së saj. Po ajo, Laureta bëri edhe një gjë të madhe. Në një sallë me letrarë, në një sallë me pesonalitete, në një sallë ku Flora Dervishi i dha tharm aktivitetit, ku Nasi Lera vlerësoi prozën, ku Mimoza Erebara bëri qilizëm në prozën moderne, ku Entela Zeri, befasoi me kënvështrimin që i kishte bërë librit, ku botuesi Tafa e quajti krenar botimin, ku shkrimtari Bardhyl Agasi entuziazmoi të pranishmit, e më në fund kur vetë shkrimtarja Laureta Tragaj drithëroi me fjalët që tha për auditorin. Po unë i jam mirënjohës shkrimtares edhe për një fakt tjetër. Ajo përveç se një romani të bukur arriti të bënte diferencën me ata pseudo shkrimtarë dhe poetë, me ata qoftexhinj që ndërsa në sallë 200 vetë ngashërehëshin nga aktiviteti, 9, po vetëm nëntë kastraveca kishin shkuar në serën e tyre në shenjë bojkoti, në shenjë “nënvlehtësimi”, në shenjë turpi për veten e tyre duke mos qenë të pranishëm në emër të një lidhje që duhet zgjidhur. Nuk ka turp më të madh më se sa ajo që ka ndodhur. Në shoqërinë shqiptare ka edhe probleme me mitingjet, protestat, me biznesin dhe Gërdecin, po në shoqërinë shqiptare ka një problem që ka të bëjë pikërisht me shpirtin që kastravecat e serës menduan se do të triumfonin. Ashtu jeshil, shendetësor dhe mendërisht ata bënë mbrëmë mrekullinë. Në fakt mrekullinë e bëri shkrimtarja e talentuar që pati miq, shkrimtarë, kolegë, media dhe i munguan kastravecat e serës! Nga ky kënvështrim romani i saj ka bërë suksesin e dytë. Shkrimtarja tregoi se letërsinë e bëjnë njerëz të aftë dhe jo batakçinj që lavëderojnë njëri tjetrin për qofte. Kurajo e saj për të shkruar një roman të tillë edhe pse në një marrëdhënie tjetër, bëri mrekullinë se halabakët që kërkojnë të fshihen, të krenohen, të marrin tituj apo fonde në emër të letërsisë janë pak, ata janë vetëm dhjetë maskarenj që po e vrasin letërsinë e Durrësit! Më fal zonjë dhe shkrimtare! Turp maskarenj bukëshkalë serash që sa më shumë kalojnë ditët, i ngjani veseve dhe veset ju kanë dhënë pamje kastravecash dhe kungujsh.