Home LifeStyle Këngëtari italian thotë se shqiptarët janë budallenj, reagon e dashura e tij...

Këngëtari italian thotë se shqiptarët janë budallenj, reagon e dashura e tij shqiptare

Modelja Jori Delli ka reaguar për videon që ka shpërndarë dje në rrjetet sociale, ku reperi italian Fred de Palma dëgjohet teksa thotë: “E dashura ime është shqiptare”.

Modelja është kritikuar pasi në video, reperi dëgjohet të thotë se e dashura e tij, Jori, vjen nga vendi i budallenjve, duke ofenduar shqiptarët.

Mirëpo, kjo është mohuar nga Jori, e cila ka thënë se reperi nuk e kishte në atë kuptim fjalën që përdori, dhe deklarata e tij është keqkuptuar.

“Dua të bëj një sqarim në lidhje me videon e Fred që bën freestyle, se çfarë thotë në video.

Ndoshta shumica nuk e kanë kuptuar, ai thotë dhe në këtë freed style shahen me njëri-tjetrin, i thonë mos fol për të dashurën time se do hash dru, se e dashura ime është shqiptare.

Sikur gjasme unë do e rrah se jam shqiptare, por ai tjetri që është përballë nuk është shqiptar, është italian. Si mendoni se unë mund të bëj share një video ku shahen shqiptarët, a jeni mirë”, thotë Jori.

Previous articleHistoria e burgjeve të komunizmit: Vetëm për të përfituar 100 gr bukë misri, 5 të burgosur mbajtën në qeli prej ditësh, një shokun e tyre të vdekur, i cili…
Next articleLituania mbyll dy pikëkalime kufitare me Bjellorusinë