Home Bota Këndi më i çuditshëm i lojrave që keni parë ndonjëherë, ndërthur argëtimin...

Këndi më i çuditshëm i lojrave që keni parë ndonjëherë, ndërthur argëtimin për fëmijë dhe dashurinë për mjedisin

Me siguri nuk keni menduar se argëtimi dhe loja do t’i bënin mirë mjedisit!? Por kjo tani është e mundur pas krijimin të një këndi lojërash, i cili eliminon dioksidin e karbonit dhe lëshon në ajër oksigjen.

Dëgjohet e çuditshme, por tashmë shumë prindër kanë vendosur që të ndërthurin argëtimin me mirëmbajtjen e mjedisit, duke i mësuar fëmijëve që në moshë të vogël të kujdesen për atë maksimalisht.

Me mikroalgat, të cilat sipas ekspertëve “thithin” dioksidin e karbonit dhe pastrojnë ajrin duke lëshuar oksigjen të pastër.

“Sa më shumë të luajnë fëmijët, interaktiviteti me natyrën rritet, mikroalgat ‘thithin’ papastërtitë dhe ajri ndryshon.”, tha ajo.

Si mendojnë fëmijët?

“Mua më pëlqen shumë kjo dhe do doja ta gjeja në çdo park lojërash. Mund të ndryshoi mënyrën sesi jetojmë, mund të ndryshoi gjithçka!”, u shpreh një fëmijë.

“Mikrolagta mund të thithin dioksidin e karbonit, dhe ndërkohë ne mund të luajmë dhe të kënaqemi.”, tha një tjetër.

Fillimisht ky kënd lojërash ndryshe, ka filluar të përdoret në Poloni, por shumë shpejtë pritet të përhapet.

Previous articleE shkuara nis nesër
Next articleKPK konfirmon në detyrë me shumicë votash prokurorin Endrit Bimi