9 emigrantë nga Iraku kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Alexandroupoli.
Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar i kanë gjetur, duke i sjellë në një zonë të sigurt dhe iu dhënë ndihmën e parë mjekësore dhe ushqim.
Sipas vetë emigrantëve, ata kanë shumë ditë që ecin dhe kishin humbur rrugën.
Për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, janë detyruar të pinë ujë të pisët, çka mendohet se ka përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore.
“Kemi qenë për 5 ditë në pyll, kemi pirë vetëm ujë të pisët, vetëm për të mbijetuar. Ushqimi u prish për shkak të diellit, ndaj jemi në këto kushte sot.
Disa prej nesh u sëmuren, dy të tjerë që nuk janë këtu, ikën në Turqi, edhe ata ishin shumë të sëmurë”, tregoi njëri prej emigrantëve për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi.