Home Sport “Kemi një nga sulmuesit më të mirë të Europës”, Granada krenohet: Myrto...

“Kemi një nga sulmuesit më të mirë të Europës”, Granada krenohet: Myrto Uzunin e kalon vetëm Haland dhe Mbappe

Myrto Uzuni po kalon një formë fantastike te Granada në La Liga 2.

Sulmuesi ka arritur të shënojë 20 gola në kampionat, pavarësisht se nuk arriti të gjejë golin me Kombëtaren në Varshavë.

Te Granada po krenohen me sulmuesin shqiptar.

Faqja zyrtare e klubit spanjoll shkruan se Uzuni është sulmuesi i katërt më i mirë në Europë me mesataren 0.63 gola për ndeshje të luajtura.

Ai kalohet vetëm nga Erling Haland me 1.04 gola për ndeshje të luajtura, Osimhen me mesataren 0.73 gola për ndeshje dhe Kylian Mbape me 0.7 gola për ndeshje.

Previous articleMarrëveshja Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim “kokë më kokë” në 4 prill
Next articlePrezanton kandidaturën për Avokatin e Popullit, Jaupi: Do ushtrojmë presion mbi qeverinë për minimumin jetik, takime çdo muaj me qytetarë