Home Politike Kavajë/ Fisnik Qosja kalon në epërsi me 600 vota, lë pas kryebashkiakun...

Kavajë/ Fisnik Qosja kalon në epërsi me 600 vota, lë pas kryebashkiakun socialist

Kavaja është ngjyrosur blu! Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja ka kaluar rivalin e tij socialist, kryebashkiakun Redjan Krali me 600 vota. Kavaja e nisi procesin e numërimit nga zonat rurale ku trimfoi Krali, por procesi ka pasur ndërprerje të vazhdueshme.

Paradite u raportuan tensione, që më pas u qetësuan, ndërsa në mesditë u bë një pushim për shkak të lodhjes së komisionerëve. Më pas, procesi rinisi, por pati sërish tensione e ndërprerje. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se situata është stabilizuar.

Megjithatë, rezultati nuk mund të konsiderohet përfundimtar pasi deri më tani janë numëruar vetëm 75% e kutive. Pritet përfundimi i numërimit, por festa mes simpatizantëve demokratë ka nisur.

Previous articleParashikimi javor i horoskopit/ Meri Shehu ka paralajmërim: Do dëgjojmë skandale
Next articleZgjedhjet vendore/ Ambasada Britanike: Mbështesim vlerësimin e OSBE-ODIHR, të adresohen problemet