Home Sport Katërshja e parë është si fitimi i titullit për Tottenhamin

Katërshja e parë është si fitimi i titullit për Tottenhamin

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte, ka pohuar se përfundimi në top katërshe do të ishte i ngjashëm me fitimin e titullit të Premier League për skuadrën e tij pas fitores 3-1 ndaj Nottingham Forest.

“Ne duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë dhe me siguri e përsëris që ne të përfundojmë në top katërshe është si të fitojmë Premier League.

Kjo ndodhi sezonin e kaluar dhe unë fola për mrekulli, tha trajneri për Football.london.

“Unë vazhdoj të them se ndoshta këtë sezon do të jetë shumë më i vështirë,  sepse Liverpool është një konkurrent në këtë garë. Newcastle është një konkurrent, ndryshe nga e kaluara.

“Shih Chelsea nuk e konsiderojjashtë sepse ata kanë mundësinë të fitojë 11 ose 12 ndeshjet e fundit radhazi sepse skuadra është me të vërtetë, shumë e fortë. Ne duhet të mendojmë me veten..

Previous articleTragjedia në Greqi, zbardhen detaje tronditëse: Shefi i stacionit nuk dinte të përdorte sistemin lokal të telekomandës
Next articlePse SPAK sekuestroi bazën detare në Sarandë?