Katër persona nuk i janë bindur urdhrit të policisë në Klos të Dibrës për të ndaluar. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së shtunës pranë Urës Fshat në Klos.
Katër personat kanë qenë me një makinë me xhama të zinj dhe policia iu ka kërkuar të ndalojnë por ata janë larguar dhe më pas kanë braktisur mjetin.
Mjeti ka qenë duke udhëtuar nga Tirana në Dibër dhe pasi katër personat e kanë braktisur janë larguar në drejtim të paditur. Ata kanë përfituar nga errësira dhe kanë arritur të largohen pa rënë në prangat e policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur kapuçë të zinj në formë maske dhe disa fishekë luftarak. Kjo ngjarje nuk është bërë publike nga policia ndërsa prokuroria e Matit ka nisur hetimet.