Home Sport KATEGORIA SUPERIORE/ Katër skuadra në luftë për Europën, mësoni ndeshjet e ditës...

KATEGORIA SUPERIORE/ Katër skuadra në luftë për Europën, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

Sot, në orën 17:00 e gjithë Kategoria Superiore do të zbresë në fushën e blertë për të zhvilluar javën e 35-të, ose e përkthyer ndryshe javën e parafundit për këtë edicion futbollistik 2021/2022.

Në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet derbi i kryeqytetit Dinamo-Tirana.

Një ndeshje thjesht për statistikë sepse blutë kanë rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë ndërsa bardheblutë janë shpallur kampionë të Shqipërisë.

Në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet ndeshja Partizani-Kastrioti.

Të kuqve të kryeqytetit u duhet vetëm tre pikë që të sigurojnë Europën, ndërsa krutanët luajnë pa asnjë pretendim duke parë se e kanë siguruar mbijetesën për këtë sezon.

Në stadiumin “Niko Dovana” do të zhvillohet takimi Teuta-Laçi.

Durrsakët kërkojnë vetëm fitoren për të qenë ende në garë për zonën europiane, ndërsa kurbinasit luajnë thjesht për prestigj duke parë se vendi i dytë është i “blinduar” nga to.

Në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhviollohet dueli Vllaznia-Egnatia.

Për shkodranët është një ndeshje jetike duke parë objektivin Europë, ndërsa rrogozhinasit e kanë siguruar zonën “Play-Out”.

Në stadiumin “Kukës Arena” do të luhet ndeshja Kukësi-Skënderbeu.

Verilindorët duan me çdo kusht suksesin për Europën, ndërsa korçarët luajnë këtë takim për asnjë pretendim duke parë se zyrtarisht janë të rënë në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL