Home Kuriozitete Katar, tetë perlat ku do luhen ndeshjet e Kupës së Botës/ FOTOT

Katar, tetë perlat ku do luhen ndeshjet e Kupës së Botës/ FOTOT

Pak orë më pas nis Kupa e Botës dhe Katar 2022 do të jetë ndryshe nga të tjerat jo vetëm për periudhën kur do të mbahet. Më poshtë do të njiehni me disa prej karakteristikave të 8 stadiumeve që Katari ka ndërtuaar ose “riparuar” për të oragnizuar eventin më të madh futbollistik.

8 – Stadiumi Ras Abu Aboud

Stadiumi Ras Abu Aboud ndodhet pak kilometra nga Doha, në bregun e Gjirit Persik. Konsiderohet si një vepër unike pasi mund të thuhet me plot gojën se është impianti që nuk ka cënuar natyrën përreth pasi është ndërtuar me kontenierë. Katari ka vendosur se me të mbaruar turneu ky stadium, me kapacitet 40.000 spektatorësh, do të çmontohet dhe riciklohet për të realizuar të tjerë impiante. Ambienti përreth nuk është cënuar, por pamja e jashtme e stadiumit lë shumë për të dëshiruar pasi ngjan më shumë me një magazinë gjigande.

7- i ndërtuar në rrënojat e Stadiumit Ahmed Bin Ali, me një kapacitet prej mbi 40.000 spektatorësh, do të përdoret edhe për ndeshjet çerekfinale. Stadiumi Al-Rayyan ndodhet pranë Dohës dhe do të jetë i aksesueshëm për tifozët falë linjës të re të metrosë. Edhe ky impiant, sipas Gulf Organization for Research & Development (GORD), është ndërtuar duke ruajtur natyrën. Pas turneut Al-Rayyan do të çmontohet dhe kapaciteti i tij do reduktohet në 20.000 vende.

6 – Education City Stadium

Stadiumi Education City do të mirëpresë 40.000 spektatorë dhe në të do të luhen edhe ndeshje të vlefshme për çerekfinalet e Katar 2022. Ky stadium mori emrin e universitetit më të rëndësishëm të Katarit, nuk është rastësi fakti që ky impiant është ndërtuar pikërisht në kampusin më të madh të këtij institucioni. Në anën e jashtë ky stadium i ngjan shumë prerjeve të diamantit. Idea është mjaft interesante edhe pse në realitet arkitektët nuk ia kanë dalë 100%. Në fund të turneut edhe Stadiumi Education City do të çmontohet.

5-Stadiumi Al-Thumama ndodhet 12 kilometra larg qendrës të Dohas dhe ashtu si shumë impiante të tjerë ka një kapacitet prej rreth 40.000 vendesh. Struktura e tij është ideuar duke imituar “gahfiya”-n e famshme (“vello” tradizionale e përdorur në masë prej meshkujve në botën islamike). Stadiumi, i cili ka një linjë metroje të dedikuar nga Doha, është i pari i ideuar prej një arkitekti vendas, Ibrahim Mohammed Jaidah. Veshja e jashtme është ndërtuar duke imituar thurjet e “gahfiya”-s.

Stadiumi Internacional Khalifa

4-Stadiumi Internazionale Khalifa është i vetmi impiant, i cili ekzistonte përpara se Katari të merrte përsipër të organizonte Kupën e Botës. Ai është inaguruar në vitin 1976 dhe duke parë sa modern është Katari konsiderohet si një “muze”. Pas investimesh të mëdha të bëra në vitet e fundit, në 2017 ky stadium është rikthyer në funksion. Nga lart duket si një guackë e madhe ndërsa kush e ka vizituar nga Brenda tregon për një vepër të vërtetë arti.

3-Stadiumi Al-Bayt ndodhet në qytetin Al-Khor dhe do të përdoret për ndeshje mjaft të rëndësishme siç janë dy gjysmëfinalet. Struktura është në linjë me traditën e vendit. Al-Bayt shquhet për infrastrukturën e saj mjaft të veçantë, të ngjashme me tendat e beduinëve. Ky impiant ka një kapacitet prej 60.000 vendesh dhe është njëri nga më të admiruarit në të gjithë Botën. Ky stadium është pjesë e një kompleksi ku ndodhen qendra biznesi, spital dhe suita lluksoze.

2-Stadiumi Al-Janoub, i inaguruar në maj të 2019, është një projekt i arkitektes të famshme irakiane e cila është natyralizuar angleze, Zaha Hadid (ndërroi jetë tre vite para përfundimit të punimeve). Hadid me këtë vepër ka lënë gjurmë në Katar me format që i ka dhënë strukturës. Stadiumi frymëzohet nga “dau”, barka me vela tradicionale arabe. Ky stadium ndryshe nga të tjerët mund të mbyllet plotësisht nga lart, detaj që i lejon të freskojë plotësisht tifozët dhe lojtarët nëpërmjet kondicionerëve gjigand.

1 – Stadiumi Lusail Iconic

Lusail Iconic është maksimumi. Impianti, në të cilin do të luhet ndeshja e parë dhe finalja e madhe, është një projekt i studios të fmashme britanike Foster+Partners dhe ka një kapacitet prej 86.000 spektatorësh. Nga ana e jashtme ngjan me një shportë tradicionale arabe. Është një vepër e vërtetë arti edhe pse ngjan shumë pak me një stadium futbolli. Vepra ndodhet në Lusail City, në very të Dohës. Në këtë rast Katari ka tejaluar vetveten pasi jo vetëm ka ndërtuar një stadium apostafat për eventin por ka ndërtuar dhe një qytet të vërtetë përreth tij. Qyteti pranë detit i lejoi projektuesve që të ndërtojë edhe një sërë molesh private, resorte dhe qendra komerçiale.

Previous article“Nuk jam optimist”, presidenti Vuçiç flet për takimin me kryeministrin Kurti në Bruksel
Next articleSituata e rënduar për shkak të reshjeve me intensitet të lartë, Begaj thirrje institucioneve: Tregoni përgjegjshmëri maksimale!