Home Sport KATAR 2022/ I ndërtuar nga 974 kontenierë, stadiumi i Katarit pret ndeshjen...

KATAR 2022/ I ndërtuar nga 974 kontenierë, stadiumi i Katarit pret ndeshjen e fundit! Pas Brazil-Kore e Jugut do çmontohet

Stadiumi i Katarit ‘974’ do të presë këtë të hënë ndeshjen e fundit të Botërorit mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, pasi më vonë do të çmontohet për t’u dërguar kryesisht në Uruguai.

Ai ka disa veçori të padëgjuara më herët, pasi është ndërtuar nga 974 kontenierë mallrash dhe çelik, duke e bërë nga stadiumet më të pazakonta në botë. Stadiumi ‘974’ ka marrë këtë emërtim edhe për faktin e prefiksit të Katarit, ndërsa është i vetmi pa ajër të kondicionuar, duke qenë në buzë të portit.

Previous articleMërgimi, protesta e heshtur e shqiptarëve
Next articleNjë i mitur dërgoi kërcënime për bomba në disa shkolla të Shkupit, ja çfarë thotë Ministria e Brendshme