Deklarata është miratuar me 85 vota ‘për’, 41 ‘kundër’ dhe dy ‘abstenime’. Sipas deklaratës, Katalonia do të shqyrtojë procesin e saj drejt pavarësisë bashkë me autoritetet spanjolle, ato evropiane dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Kuvendi i Katalonisë, në Spanjën verilindore, ka miratuar një deklaratë simbolike, në të cilën thuhet se Katalonia paraqet entitet sovran. Me këtë deklaratë, provinca ‘përgatit terrenin’ për mbajtjen e referendumit për ndarje nga Spanja.
Deklarata është miratuar me 85 vota ‘për’, 41 ‘kundër’ dhe dy ‘abstenime’. Sipas deklaratës, Katalonia do të shqyrtojë procesin e saj drejt pavarësisë bashkë me autoritetet spanjolle, ato evropiane dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Deklarata është përkrahur nga partia në pushtet në Katalonia dhe e majta republikane. Ndërkohë kundër saj kanë votuar partia socialiste dhe ajo popullore, që ka pushtetin në Spanjë.