Home Aktualitet KAS bën lëvizjen e fundit ndaj bashkisë Lushnje dhe Tropojë

KAS bën lëvizjen e fundit ndaj bashkisë Lushnje dhe Tropojë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) shqyrtoi sot kërkesën nr. 13, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje sanksioni administrativ ndaj kryetarit të Bashkisë Lushnjë dhe personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Lushnjë, për zhvillim te veprimtarive publike, pavarësisht nga ndalimi që ishte vendosur për to më parë nga ana e KQZ-së.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën nr. 13, dhe vendosi sanksion administrativ me gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë për personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në bashkinë Lushnjë dhe sanksion administrativ me gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesë qind) lekë për kryetaren e bashkisë Lushnjë.

Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën nr. 14, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje sanksioni administrativ ndaj personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Tropojë, për mosraportimin e një veprimtarie publike te kryetarit të bashkisë Tropojë.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi kërkesën nr. 14 dhe vendosi sanksion administrativ me gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë për personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në bashkinë Tropojë. 

Previous articleDëshmitë tronditëse të ish-të dënuarit politik: Shefat e Sigurimit, bënin përdhunime, kishin ‘shtëpi sekrete’ për orgji, si p.sh., zv/ministri i Brendshëm, me të dashurën e portierit të ‘Partizanit’, që…
Next articleAnëtarësimi i Kosovës në KiE, reagon ashpër Vuçiç dhe ‘shpërthen’ ndaj Perëndimit: Po shtrembëron të vërtetën për t’i shërbyer interesave të veta