Home Politike ‘Karma është kurvë’/ Rama habit presidenten e PE, por bën një autogol

‘Karma është kurvë’/ Rama habit presidenten e PE, por bën një autogol

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, habiti presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, kur komentoi skandalin e fundit që ka përfshirë këtë institucion.

Duke folur në një forum në Davos për arrestimin e ish-zëvendëspresidentes së Parlamentit Europian, Rama tha në anglisht se ‘karma është një kurvë’.

Kjo shprehje përdoret kur kërkon të thuash se një gjë e keqe që ke bërë, kthehet një ditë si hakmarrje kundër teje.

“Por për ne dhe për mua kjo nuk është shaka, BE-ja është destinacioni i vetëm. Edhe nëse nuk do të arrijmë kurrë atje, pjesa e rëndësishme është se do të jemi në gjendje të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në me institucione reale, llogaridhënie reale e kështu me radhë e kështu me radhë. Por, më vjen keq që duhet ta them, kur ky rast korrupsioni doli në Parlamentin Europian, thashë, ‘karma është k…”, tha Rama.

Por nuk dihet nëse Edi Rama nënkupton se karma do i kthehet si hakmarrje edhe atij, për shkak të qeverisjes më të korruptuar dhe më kriminale në historinë e Shqipërisë.

Për të këqijat që i ka bërë shoqërisë shqiptare, duke e kthyer vendin në një narko-shtet mafioz, karma ndoshta do kujtohet një ditë…

Previous articleBie MITI! Edhe çokollata e zezë të bën dëm, STUDIMI: Përmban plumb dhe kadium
Next article“Më falni, ishte një gabim”/ Sunak u shfaq pa rripin e sigurimit në makinë, kryeministri kërkon falje