Home Bota Kapen 8.8 tonë drogë në Ekuador në vlerë 330 milionë euro, e...

Kapen 8.8 tonë drogë në Ekuador në vlerë 330 milionë euro, e kishin fshehur në banane

Policia në Ekuador ka gjetur gati 8.8 tonë kokainë në një dërgesë me banane që kishte destinacion Belgjikën, raporton BBC.

Komandanti i Policisë, Fausto Salinas, ka thënë se droga mund të arrinte vlerën e 330 milionë dollarëve po të arrinte te destinacioni i paraparë.

Ekuadori është bërë një prej shteteve kryesore tranzite për kokainën e prodhuar nga shtetet fqinje të saj si Peru e Kolumbi.

Vitin e kaluar, më tepër se 200 tonë kokainë janë kapur në Ekuadori, shumica prej kësaj në portin e Guayaquilit.

Pasi Ekuadori është eksportuesi më i madh i bananeve nëpër botë, trafikuesit e drogës tentojnë shpesh ta fshehin drogën nëpër banane, që më pas nisen nga porti Guayaquil për në Evropë. Droga e kapur kishte destinacion Belgjikën.

Previous articleKush ishte Herodoti, “babai i historisë”?
Next articleBeteja për vulën në PD, juristja e njohur ‘parashikon’ vendimin e Gjykatës dhe flet me bindje: Partia Demokratike nuk ka asnjë shans