Home Politike “Kanë kohë deri nesër”/ Zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, Balla...

“Kanë kohë deri nesër”/ Zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, Balla i dërgon ultimatumin e prerë Alibeajt

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një prononcim për mediat nga Fieri foli edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Balla tha se deri më tani nuk ishte paraqitur asnjë propozim zyrtar dhe se afati ishte që deri të nesërmen në orën 16:00 të jetë depozituar zyrtarisht një kandidaturë. Ai tha se e siguronte opozitën se propozimi i tyre do të merrej në shqyrtim por nuk mund të kërkonin që të kishin një president të tyrin pasi duhet të ketë konsensus të të gjithë palëve.

“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim kandidaura që vijnë nga opozita. Deri më sot nuk kemi marrë asnjë propozim zyrtar nga opozita. Në rast se këto propozime na vijnë ne do të themi opinionin tonë për kandidaturën. Por për të shkuar më pas në seancë dhe deri nesër ora 16:00 koha është, që kandidatura të depozitohet zyrtarisht, pastaj kuvendi të shprehet me votë, duhen firmat e mbështetësve të deputetëve, kushtetuta thotë 20. Në rast se paraprakisht duan një vlerësim tonin janë të mirëpritur ti nisin. Të gjejnë mënyrën, me një shkresë si të duan ata. Ne i garantojmë që çdo propozim të tyre do ta marrim me shumë seriozitet e do ta vlerësojmë dhe do të themi, po kjo kandidaturë nuk përmbush pritshmëritë e shqiptarëve në vlerësimin tonë se mund ta bëjë detyrën që përfaqëson presidenti i republikës. Presidenti i republikës përfaqëson sipas neneve kushtetuese unitetin e popullit dhe duhet të jetë i ndarë nga partitë politike.

Prandaj PS ka thënë prej ditës se parë nuk duam një president të partisë socialiste por të të gjithë shqiptarëve. Dhe pastaj dhe PD e gjithë të tjerët nuk mund të kërkojnë një president të tyrin, siç kemi bëre debat me zotin Alibeaj, as i yni as i juaji. Hajde ta zgjidhim sëbashku dhe ju e dini që grupi parlamentar i PS do ti qëndrojnë asaj që ranë dakort. Nuk do të propozojmë asnjë kandidat as të hënën në datën 23 as të hënën ne datë 30. Ne i qëndrojmë marrëveshjeve dhe ndaj shqiptarët i qëndrojnë marrëveshjeve me ne, sepse kemi bërë gjithçka që jemi angazhuar, natyrshëm duhet dhe mund të kishim bërë më shumë”– u shpreh Balla.