Home Politike Kandidatja e PD që sfidon Ramën e Berishën bashkë: Gaz Bardhi më...

Kandidatja e PD që sfidon Ramën e Berishën bashkë: Gaz Bardhi më bëri presion të dal nga gara

Kandidatja e Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Klomentina Drini tregoi raportet e saj me Gazment Bardhin, për të cilin u shpreh me rezerva.

Ajo tha se shpresoj që zgjedhjet të bëhen transparente, ndërsa i dërgoi një mesazh këtij të fundit duke i thënë se interesat personale nuk do të dalin në Vaun e Dejës.

“Kur shoh Gaz Bardhin që vjen e thotë jam me Partinë Demokratike, por mbështes kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë. Jo absolutisht që s’më ka mbështetur. Ai ka qenë personi që mua më ka kërkuar të tërhiqem nga gara.
Gazmend Bardhi ka qenë kryesori që na la pa përfaqësim në Bashki dhe ai e di shumë mirë që me atë gjë që është bërë faktori ndërkombëtar nuk e fal.

Ai e ka shprehur qartë dhe në video-mesazh ku thotë qartë se unë kam nisur një projekt me Zef Hilën në 2019-tën, ja kam premtuar në 2021-shin dhe ka ardhur t’ja zbatojë në vitin 2023,” – u shpreh Drini.

Ajo ka treguar se përse ajo duhet të fitojë në këtë bashki.

“Që në vitin 2008 jam marrë me biznesin familjar që ka nisur babai im. Atje fillova nga gjërat elementare, për të mësuar. Atje punova deri në vitin 2017, ndërsa në 2017 mu ofrua pozicioni si administratore e një shoqërie e më pas pas një viti mu ofrua pozicioni si anëtare e këshillit”, tha Drini.

Kandidatja dha edhe një mesazh për të gjithë votuesit e Vaut të Dejës.

“Mendoni  mirë para se të hidhni votën. shit-blerja e votës është normale, ato lekë që u japin as katër sitë nuk janë. Ato lejkë nga taksat tuaja i kanë marrë. Votoni atë që mban rininë në vendin e vetë. Votën jepeni aty ku keni zemrën, te vlerat e Partisë Demokratike e jo te udhëheqësit”,-tha Drini.

Previous articleBerisha thotë se Lulzim Basha s’ka qenë i përzgjedhuri i tij
Next articleGoli ‘in-extremis’ shpëton Juventusin, Roma fiton në Europa League