Përplasje rëndë fizike mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet në Elbasan me Partinë Demokratike Luçiano Boçit ndodhi dy ditë më parë në Elabasan.
Ai shkruan se ky nuk është një film, por në një sulm real politik dhe kriminal ndaj Gjergj Lucës një investitori, prodhuesi dhe punëdhënës të madh.
Braçe shkruan se njeh Lucën dhe se nuk është një biznesmen i rëndom, ai shndërroj në fabrika përpunimi dhe prodhimi ca rrënoja mes ferrave ne Labinot, Librazhd e Gramsh.
Sipas Braçes, Gjergj Lucën nuk e kanë sulmuar se është i pasur por, sepse është punëdhënës.
“Këta doni në pushtet?! Është i njëjti llum, ai që ju vodhi e ju vrau për të mbrojtur vjedhjet! I njëjti llum që ju lë pa punë sa herë kthehet në pushtet, ju vjedh, ju vret!
Duhet të përgjigjeni tani, politikë, popullore, ligjore! Koha është tani dhe është e punëtorëve.”, shkruan Braçe në fund.
ËSHTË NJË SULM REAL, POLITIK,
KRIMINAL MBI NJË INVESTITOR, PRODHUES, PUNËDHENES TË MADH!
Gjergj Lucen e njoh prej punës, në vendin e punës, prodhimit. Nuk është biznesmeni që keni parë rëndom në këtë vend; ai qe e shihni ne Bentley, në restorante, në klube, në jaht luksi; ai qe shihni në zyra shteti, zvarre aty, për një tender apo për shumë para publike/ Gjergj Luca kurrë nuk e kërkoi një tender, as e mori.
Gjergj Luca kerkoi ca rrënoja mes ferrave ne Labinot, Librazhd e Gramsh dhe i ktheu në fabrika përpunimi e prodhimi; I ktheu në vende pune, disa mijëra!
Aty e gjen çdo dite, ne pune; Kur nuk e gjen aty e ke ne det, jo ne jaht por ne anije peshkimi me peshkatarët e tij. Gjergj Luca sulmohet se punon, prodhon e mban me punë mijëra njerëz.
Është e ndyrë por e vërtete;
E SULMOJNË NJERËZ QË KURRË SE KANË BËRË NJË PUNË, E URREJNË PUNËN, UA MOHOJNË PUNËN NJERËZVE PREJ PAFTESISË, PADITURISË, KORRUPSIONIT DHE LIDHJEVE FAMILJARE ME KRIMIN!
Gjergj Luca nuk është si ata.
Sulmi mbi të është sulm mbi një punëtor, prodhues, punëdhënës; Çdo punëtor teë tij! Nuk e duan në punë! Nuk duan punëtore në punë!
Është banda e ndyrë e partisë kriminale që edhe të sulmon, edhe të rreh, edhe të pushkaton!
SEPSE ESHTE PUNEDHENËS! KËTA DONI NË PUSHTET?! Është i njëjti llum, ai që ju vodhi e ju vrau për të mbrojtur vjedhjet! I njëjti llum qe ju lë pa punë sa here kthehet në pushtet, ju vjedh, ju vret!
Koha është tani dhe është e punëtoreve!
Mësohet se përplasja ka ndodhur në një lokal në Labinot, ku Boçi po zhvillonte një takim me disa banorët të zonës.