Home Bota Kandidatët republikanë për president mblidhen në Ajova; mungon ish-Presidenti Trump

Kandidatët republikanë për president mblidhen në Ajova; mungon ish-Presidenti Trump

Qindra njerëz u mblodhën në Ajova për të dëgjuar kandidatët kryesorë që synojnë të fitojnë garën brenda partisë Republikane për të qenë kandidatura zyrtare për president. Kandidatët republikanë synojnë të zgjerojnë bazën e mbështetësve të tyre duke fituar votat e banorëve në këtë shtet, ku zakonisht zhvillohen beteja të forta elektorale. Sidoqoftë, në këtë aktivitet u ndje mungesa e kandidatit kryesor republikan, ish-Presidentit Donald Trump.

“Rruga drejt zgjedhjeve të vitit 2024 kalon nëpërmjet Ajovas”, tha senatorja republikane.

I pari nga kandidatët foli kolegu senator nga Karolina e Jugut, Tim, Scott.

Presidentin Biden e kritikoi edhe ish-Guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson.

“Po kandidoj për president për shkak se politikat e Joe Biden-it janë drejtimi i gabuar për Amerikën”, tha zoti Hutchinson.

Guvernatori, Ron DeSantis, vuri në dukje arritjet e tij në Florida.

“Në Florida ne zgjodhëm faktet mbi frikën, zgjodhëm arsimin mbi indoktrinimin, zgjodhëm ligjin dhe rendin mbi trazirat”, tha ai.

Edhe ish-Guvernatorja Nikki Haley gjithashtu ngriti çështjet sociale gjatë fjalimit të saj.

“Ideja se kemi djem që luajnë në ekipet sportive të vajzave është problemi më i madh për të drejtat e grave në kohërat tona”, tha zonja Haley.

Ish-Presidenti Trump, i cili vazhdon të kryesojë në anketime, mungoi dukshëm në këtë aktivitet.

Megjithatë, aty ishte i pranishëm ish-Nënpresidenti Mike Pence, i cili pritet të njoftojë kandidimin javën e ardhshme, ndërsa mundohet të distancohet nga ish-eprori i tij.

“Duhet t’u rezistojmë politikave të personalitetit dhe joshjes nga populizmi, për të mbajtur më shumë parimet konservatore që u qëndrojnë kohërave”, tha zoti Pence.

Raundi i parë i votimeve paraprake të Partisë Republikane do të mbahet pikërisht në Ajova, në fillimet e vitit 2024./VOA

Previous articleKrimi i rëndë në familje në Përmet, hetuesit dyshojnë se 24-vjeçari mbyti të ëmën për shkaqe pronësie! Nuk ishte dakord që shtëpia t’i kalonte motrës
Next articleNeymar për Messin: Vëlla, nuk funksionoi por provuam gjithçka