Në mbrëmjen e sotme futbolli shqiptar do të garojë. Do të luhen ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së 71-të të Shqipërisë.
Nga ora 18:00, në “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe në “Elbasan Arena” të Elbasanit, katër skuadrat më të mira shqiptare të kualifikuara në këtë faze, do të përballen midis tyre për të marrë një biletë për në finalen e 1 qershorit në “Air Albania”
Tirana do të presë në “Elbasan Arena” Teutën. Kryeqytetasit kërkojnë të bëjnë tripletën këtë sezon dhe synojnë edhe trofeun e Kupës. Nga ana tjetër skuadra e Edi Martinit në kampionat lufton për mbijetesën dhe Kupën e shikon si një mundësi reale për të kapur Kupat e Europës.
Sakaq, në “Loro Boriçi” ku Vllaznia do të presë Egnatian. Shkodranët kërkojnë edhe finalen e dytë rresht, duke synuar të mbrojtë kurorën. Megjithatë, rrogozhinasit ambiciozë, nuk duan të ndalen deri në gjysmëfinale, por do të synojnë që mos të jetë një shëtitje, duke ëndërruar edhe finalen e parë në historinë e tyre. Pse jo…