Home Sport Kampi durrsak, optimizëm për sfidën kundër korçarëve

Kampi durrsak, optimizëm për sfidën kundër korçarëve

maganiNë kampin durrsak kanë vijuar përgatitjet për sfidën e ardhshmë ndaj Skënderbeut, që do të luhet në Korçë, në fundjavë. Pavarësisht vështirësisë që paraqet kjo ndeshje, të besuarit e teknikut Magani janë optimistë se mund të arrijnë një rezultat pozitiv ndaj kampionëve, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar, ku me një gol të Mirel Çotës, thyen bardhekuqtë. Ky do ishte dhe rezultati që do i bënte më shumë punë bregdetarëve, duke parë dhe kalendarin, por mbi të gjitha duke vërejtur diferencat në tabelë, ku Flamurtari është vetëm dy pikë mbrapa, ndërsa Kukësi ka katër pikë më pak. Teuta humbjen e fundit në kampionat  ka në nëntor dhe që atëherë durrsakët kanë koleksionuar vetëm fitore dhe barazime, ndërsa korçarët janë mundur në shtëpi që në fillim të fazës së dytë nga Vllaznia. Në seancat stërvitore të kryera dje, grupit të lojtarëve i ka munguar vetëm Dosti dhe Osmani. Mesfushori durrsak, u thirr në momentin e fundit nga trajneri De Biazi, për të qenë present në ndeshjen e kontrollit që zhvilloi përfaqësuesja jonë, ndërsa korçari u grumbullua me ekipin kombëtar dhe ishte pjesë e 23-shes që udhëtoi në Oslo. Pjesa tjetër e grupit u vu nën urdhërat e Maganit dhe vijoi me përgatitjet anti-Skënderbe. Skuadra durrsake nuk do të ektë asnjë mungesë në sfidën e ardhshme kundër korçarëve, kështu që trajneri Magani do i ketë të gjitheë lojtarët e tij në dispozicion. Paksa më i lodhur pritet të jetë Osmani dhe nuk dihet nëse do jetë i gatshëm apo jo, për shkak të impenjimeve me Kombëtaren dhe lodhjes së akumuluar nga ndeshja me Lituaninë, ku pritet ta nisë si titullar. Përveç mungesës së mundshmë të Osmanit, bregdetarëve nuk do u mungoj asnjë lojtar tjetër, ndërsa duket se do të udhëtojnë në Korçë, me një lojtar më shumë. Grupimi i tifozëve “Djemtë e Detit”, ka konfirmuar prezencën e tij në supersfidën e javës së 20-të dhe pritet të ketë në dispozicion katër autobuza, që do të nisen ditën e ndeshjes.

Previous articleVolejboll Meshkuj/Teuta fiton finale e parë
Next articleSheta: Nuk na tremb Skënderbeu