Kryeministri, Edi Rama ka treguar rastin kur shkoi në një disko në Prishtinë vite më parë të cilën e përshkruan si një natë të jashtëzakonshme. Gjatë ‘podkastit’ të tij të fundit, ai shprehet se në disko ndjeu nevojën për të kërcyer i lirë, “në kuptimin më të prekshëm të fjalës”.
“Në atë kohë më kujtohet kur kam shkuar për herë të parë dhe më pas, dy- tre herët e para në Prishtinë pas çlirimit ka qenë një jetë nate e jashtëzakonshme, një ekzaltim dhe një “shfrenim” në thonjëza se nuk kishte asgjë të shfrenuar në sensin negativ por një lulëzim i shpresës, një lulëzim i dëshirave, i nevojës për të jetuar së bashku, për të marrë frymë lirisht dhe kur shkoje nëpër ato lokale e madje njëherë më kanë marrë e më kanë çuar në një vend ku bëhej muzikë, një lloj diskoje që futeshe poshtë.