Home Aktualitet Kaluan festat e fundvitit në atdhe, fluks emigrantësh në pikat kufitare me...

Kaluan festat e fundvitit në atdhe, fluks emigrantësh në pikat kufitare me Greqinë

Fluks emigrantësh në pikat kufitare të vendit tonë që na kufizojnë me Greqinë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 2591 shtetas dhe kanë dalë 5192.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Thanës, kanë hyrë 2634 dhe kanë dale 2848 shtetas.

 

 

Po ashtu, fluks lëvizjesh ka dhe në Pikën kufitare të Kakavijës ku numri më i lartë i lëvizjeve është shënuar në dalje të territorit shqiptar. Gazetarja Brikena Metaj bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kufitare kanë kaluar 8273 shtetas prej të cilëve në hyrje 3258 dhe dalje 5015 shtetas. Po ashtu mësohet se pala shqiptare punon me 5 sportele, 4 ne dalje dhe 1 ne hyrje, ndërsa ajo greke me 3 ne hyrje dhe 1 ne dalje.

Previous articleVeriu i Kosovës, zona më e nxehtë në Ballkan! Lajçak: Barrikadat sollën tensionet më të larta në 20 vjet
Next article“Mund ta hapni kur unë të mos jem më mes jush”, çfarë ka në dollapin e Pelè të mbyllur 40 vite më parë te Santos