Home Politike “Kali nuk mbahet nga bishti por nga freri”, Ngjela: PD nuk fiton...

“Kali nuk mbahet nga bishti por nga freri”, Ngjela: PD nuk fiton dot kurrë me ‘non gratën’ kryetar

“Me një opozitë të përcarë, nuk fiton dot në zgjedhje”. Kështu u shpreh në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC avokat Spartak Ngjela, ndërsa theksoi se nëse grupet bashkohen jashtë Saliut, pa non gratën si kryetar, politika amerikane do jetë me ta.

“Kështu si është opozita e përcarë, nuk fiton dot. Nëse grupet bashkohen jashtë saliut, pa non gratën si kryetar, politika amerikane do jetë me ta. Jo sepse ka interes apo të mendojnë për probleme të nivelit të ulët por sepse është kohë e gjatë që është në pushtet një maxhorancë.

Politika amerikane nuk mund të bashkohet me një politikë antiamerikane. Cdo bëjë opozita, si do e trajtojë të ardhmen. Saliu mund të vijojë procesin e vet individualisht. Kur është investuar në arenën ndërkombëtare nuk kthehet aq kollaj dhe nuk humbet.

Tani si do vijë opozita në pushtet kur SHBA thotë nëse Berisha merr partinë e nxjerr partinë non grata.

Duhet të kesh parasysh një gjë po s’je me SHBA do jesh me Moskën. Si duhet të vijë ky bashkim kjo frymë e re, të tërhiqet saliu dhe të vijojë betejën e vet ligjor. Të bashkohet PD me këto liderë të ri që ka, të nënshkruhet një marrëvedhje me përkrahjen amerikane. Dhe kështu sigurisht opozita do vijë në pushtet.

Cili ka qenë kushti që ka ardh ky veprim i rëndë për opozitën, non grata e Berishës. Në momentin që PD vjen në pushtet edhe pozicioni i Saliut që ndërkohë është jashtë lidershipit do të përmirësohet ndjeshëm.

Non grata nuk mund të hiqet me kërkesë, por me vendim gjyqësor dhe Saliu e ka humbur afatin për goditjen me betejë legale në amerikë. Nuk mund të jetë kryetar I PD me non grata.

Nëse vendos interesin e përgjithshëm kombëtar mbi atë personal do kemi tërheqje. Nuk vjen dot në pushtet PD nëse drejtohet prej tij.

Po sikur të dalë politika amerikane nuk e pranojmë Shqiptarët do të votojnë për të? Kush nuk e kupton është me intelekt të rënë, kush e kupton dhe nuk e zbaton është në gjendje jo të mirë mendore.

Ka dy elektorate në Shqipëri, dhe asnjëri nuk e merr dot pushtetin nëse nuk bën një % të elektoratit gri. Si do i fitojnë zgjedhjet kur elektorati gri është proamerikan, dhe nëse ke SHBA kundër në fushatë,

PD ka ardhur në pushtet në 1992 në cdo miting bashkë me kreun e partisë dhe elitën ishte edhe amasadori amerikan. Kali nuk mbahet nga bishti por nga freri” përfundoi Ngjela.

Previous article“Inceneratorët, afera korruptive e shekullit, plehrat groposen”, denoncimi i Kryemadhit: Mbetjet derdhen në depozitimin e vjetër të Sharrës. Ndaloni pagesat për kompaninë!
Next articleSi i targetonte Andrew Tate vajzat rumune nëpër rrjete sociale për t’i rekrutuar në industrinë e pornos