Home Politike Kadilli: Berisha është e shkuara! Përçarja e opozitës firmos humbjet në 61...

Kadilli: Berisha është e shkuara! Përçarja e opozitës firmos humbjet në 61 bashkitë e vendit

Fatbardh Kadilli tha se Ilirjan Celibashi u argëtua teksa foli për problemin me të cilin po përballet sot Partia Demokratike.

Ai theksoi se Celibashi mbase me të drejtë zgjedh të argëtohet pasi këtë problematikë e kanë krijuar vetë demokratët “duke u përplasur dhe kacafytur me njëri tjetrin”.

“Qe një argëtim i zgjatur pse ai nuk ka një vendim. Ai u argëtua duke përsëritur të njëjtat fjalë. A krijon kjo problemin kjo, jo nuk e krijon, por problemin e kemi krijuar ne.

Ne injoruam dy kuvende. Kjo zgjidhet ose politikisht ose ligjërisht. Ne e kemi krijuar këtë, sepse ai argëtohet duke treguar dramën e opozitës, sepse ne i kemi lënë shqiptarët pa një mundësi.  Kur shohin se si jemi kacafytur”, tha ai në studion e “Tirana Live” në ABCNEWS .

Për Kadillin, ajo që sot është e dhimbshme është fakti se askush nuk po jep zgjidhje për strategjinë si të ringrihet opzozita. Ai tha se Sali Berisha është një e shkuar dhe e shkuara s’mund të jetë alternativë politike përballë qeverisë së socialistëve.

Ai theksoi se përçarja e opozitës mund t’i japë fitoren mazhorancës në 61 bashkitë e vendit.

“Askush nuk jep zgjidhje se si mund të ringrihet opozita.  Opozita në momentin që ka hyrë e përçarë, e ka firmosur humbjen në 61 bashkitë e vendit. Duhet ringritur opozita, dhe ajo ri ngrihet me model të ri politik.

Berisha e ka konsumuar kohën e vet politike. Ai është e shkuar dhe e shkuara nuk mund të jetë e ardhmja”, tha ai.

Previous articlePD e Berishës: Më 11 shkurt nuk kthehemi në shtëpi pa rrëzuar Ramën, tani mori fund koha e fjalëve
Next article“U ndje keq, dhimbje të forta”, frikë për Conten, shtrohet me urgjencë në spital