Home Editorial Ka vetëm një Partia Demokratike, është ajo institucionale e ndarë nga...

Ka vetëm një Partia Demokratike, është ajo institucionale e ndarë nga e vjetra, korrupsioni e tranzicioni

Nga Skënder Sadri KAPITI

Dëgjoj të thuhe se Partia Demokratike është ndarë në dy pjesë. Por e vërteta po të analizohet me detaje pse gjëndja duket se PD është ndarë në dy pjesë është fakti se kjo ndarje më shumë është një devijancë, apo një vetëlargim  i një grupimi të PD-së pas shpalljes “non grata” nga SHBA  të ish kryetarit të saj   dhe pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar Partisë Demokratike. Ky grupim iu bashkua ishkryetarit kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve, pra rrjedhimisht  ky grupim iu kundërvu për interesa të ngushta personale, ata  iu kundërvunë Lulzim Bashës, Partisë Demokratike, demokratëve dhe SHBA-ve.

Këtë e verteton katërcipërisht fakti se në krye të Foltores së këtij grupimi nuk doli kush tjetër por vetëm i shpalluri non grata, i cili ka si synim vetëm uzurpimin e kryetarllëkut të Partisë Demokratike.Këtë e tregon realiteti dhe ajo se cfarë është zhvilluar në Foltore dhe vazhdon që të zhvillohet akoma kundër gjithë elitës së re politike të PD-së institucionale që se pranojnë të vjetrën e berishizmin  dhe as frymën antidemokratike e antiamerikane.

Pra, nuk ka ndarje në PD, por ka devijancë, vetëlargim dhe vetëpërjashtim të të pakënaqurve të politikës së vjetër nga PD institucionale.Foltorja propogandon se kërkon bashkimin e Partisë Demokratike, por që askush nuk i pengon ata që të kthehen në PD, përvec të të përjashtuarve që organizuan dhunën kundër Selisë së PD-së.

Previous articleKreshnik Spahiu: Dosja non-grata e Berishës u përgatit nga armiku i Soros, Donald Trump
Next articleÇitaku vjen përsëri me reagim kundër Presidentes: Paska gjetur kohë të merret me mua, jo me problemin e ngritur