Home Aktualitet “Ka tre nivele”/ Stresi dhe ankthi, flet mjeku psikiatër: Grupmoshat që preken...

“Ka tre nivele”/ Stresi dhe ankthi, flet mjeku psikiatër: Grupmoshat që preken më shumë, kur duhet të kërkojmë ndihmë

Në studion e News24 në rubrikën “opinion” me gazetaren Nisida Tufa, i ftuar ishte mjeku psikiatër, Neli Demi, i cili foli për ankthin dhe stresin që prek fëmijët dhe adoleshentët, por dhe grupe të tjera vulnerabël.

“Është një periudhë e ngarkuar psikologjikisht, produkt i ngarkesave të tjera që njerëzit mund të ndjenjë në jetën e përditshme. Pandemia, tërmeti, pasiguritë e ndryshe social-ekonomike, emigrimi, konfliktet dhe paqartësia politike, mund të krijojnë një nënshtresë apo një truall të lëkundshëm lehtësisht për shoqërinë dhe individët, dhe ata që mund të kenë një predispozitë për të përjetuar vështirësitë në jetë në mënyrë ankthioze, reagojnë. Një rrije e numrit të personave që përjetojnë ankth apo depresion është mëse e kuptueshme, por nuk është alarmuese shifra, në terma të përgjithshme”, u shpreh ai.

“Në pamje të parë, mund të duket se vajzat preken më shumë nga çrregullime të caktuara, por vajzat mund ta shprehin në një mënyrë dhe djemtë në një mënyrë tjetër.

Qasja ndaj substancave, ndaj sjelljeve të çrregulluara në komunitet, agresiviteti, dhuna, dhe për të bërë një koment më të qartë na duhet t’i shikojmë në tërësi këto fenomen.

 

 

Ka tre nivele, stresi apo ankthi i zakonshëm që mund të përballen të gjithë njerëzit, niveli i shqetësimit dhe niveli  ku shfaqet një çrregullim i vërtetë psikologjik.

Ndër çrregullimet kryesore të ankthit që mund të kufizojnë cilësinë e jetesës, ankthi i përgjithësuar, çrregullim i stresit pas traumës, çrregullimi i panikut, apo çrregullimi bipolar.

Një gjendje ankthi mund të kalojë pa mjekim, por varet në cilin nga këto grupe klasifikohet. Nëse jemi në nivelin e shqetësimit mund të jetë e nevojshme medikamentet, por mundet edhe jo, ose të jetë i përkohshëm, për disa ditë. Ndërkohë kur kalojmë në nivelin e tretë atëherë bëhet e nevojshme që të përdoren medikamente”, tha mjeku.

“Ekzistojnë disa “receta” për një jetë të shëndetshme, si aktiviteti fizik, aktivitete kreative, joga, meditimi, socializmi është i rëndësishëm, dhe në momentin që ndihen në vështirësi është me rëndësi të kërkojnë ndihmë, mund të jetë dhe ndihmë nga një mik apo familjarë, por nëse precipitojnë në nivel më shqetësues do duhet të jetë ndihmë profesionale.

Në rast se kufizohemi vetëm tek grup-moshat, janë disa më vulnerabël, fëmijët dhe adoleshentët dhe mosha e tretë. Por mendoj se diskutimi mund ta shtrijmë në grupe të ndryshëm vulnerabiliteti, që janë fëmijë e adoleshentë, vajza dhe gra, dhe sigurisht të moshuarit, ose individë që mund të kenë pasur një predispozitë edhe të mëparshme për të shfaqur çrregullim. Këto grupe ne situata të vështira kanë nevojë për më shumë kujdes”, pohoi ai.

Previous articleZbardhen 25 grabitje/ Arrestohen dy ‘skifterët’ shqiptarë në Spanjë, ja si i realizonin vjedhjet në banesa
Next articleI ndërroi jetë xhaxhai/ Berisha: Hajdutja e qeverisë, Alda Klosi nuk kursen as familjarët në agoni! Krim