Home Politike “Ka rënë fuqia blerëse”, Cara: Ndryshimi nuk është thjesht dëshirë e përbashkët,...

“Ka rënë fuqia blerëse”, Cara: Ndryshimi nuk është thjesht dëshirë e përbashkët, por domosdoshmëri

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Durrësit, Igli Cara është ndalur sot në tregun e fruta-perimeve të qytetit, ndërsa theksoi se fuqia blerëse ka rënë.

Në një reagim në ‘Facebook’ Cara tha se ndryshimi nuk është thjesht dëshirë e përbashkët, por domosdoshmëri.

“Te tregu i fruta-perimeve të qytetit, ku produktet nuk mungojnë, por fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.

Ndryshimi nuk është thjesht dëshirë e përbashkët, por domosdoshmëri, me synimin për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës së çdo qytetari të Durrësit, qoftë tregtar ose konsumator.
Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!
Qyteti je ti!”, shkruan Cara.

Previous article“Nuk kam premtuar se në 15 maj jeta e tyre do ndryshojë menjëherë”, Boçi: Projekti ynë i jep ritëm të ri zhvillimit të Elbasanit
Next articleMomenti i frikshëm në Formula 1, piloti për pak sa nuk merr para dhjetëra fotoreporterë