Home Sport Juventusi me mendjen te merkato, Ikardi dhe Hazard emrat “big” për muajin...

Juventusi me mendjen te merkato, Ikardi dhe Hazard emrat “big” për muajin janar

Prandaj, maksimumi që edhe një klub si Juventusi mund të kërkojë në këtë dritare janari është arritja e akordeve të huazimit, ku pas zërave të parë që mbërritën nga Franca, dje edhe në Itali konfirmojnë për intensifikimin e bisedimeve me PSG-në për akordin Ikardi-Artur.

“Zonja e Vjetër” ka nevojë për një sulmues të fortë dhe argjentinasi i parisienëve plotëson kërkesat e tyre, por këtë herë duket se edhe drejtori sportiv Leonardo është bindur nga ideja e Juves se Artur Melo është lojtari i duhur për t’i dhuruar Poçetinos, për vazhdimin e sezonit.

Pa dyshim që me Mauro Ikardin në Torino dhe brazilianin Melo në Paris të dyja palët do të ishin shumë të lumtura. Gjithsesi, ndërkohë që PSG-ja dhe Juventusi vazhdojnë të bisedojnë për detajet e ndryshme të marrëveshjes, nga Anglia flasin se një tjetër huazim i rëndësishëm për bardhezinjtë italianë do të ishte edhe Eden Hazard.

Torinezët kanë hapur bisedimet prej kohësh dhe kanë marrë jo vetëm “OK”-in e presidentit Florentino Perez, por edhe atë të trajnerit Karlo Ançeloti.

Madje, ajo që sheh Juven në avantazh lidhet edhe me faktin se i vetmi konkurrent serioz në garë për Eden Hazardin dhe huazimin e tij në janar është Njukasëlli, një ekip që pavarësisht parave të sjella nga princi i Arabisë Saudite, nuk ka kurrë prestigjin e Juventusit. Gjithsesi, diçka më shumë për këto dy tratativa do të mësohet gjatë ditëve të pushimit të këtyre festave të fundvitit.

SOURCEPANORAMASPORT.AL
Previous articleNjë shaka pa kripë e pseudopatriotëve!
Next articleNis samiti i ‘Open Balkan’! Rama: Jam i kënaqur t’ju pres sot në Tiranë