Home Sport Juventus kundër arbitrit, ja rasti flagrant që shkaktoi polemika të shumta!

Juventus kundër arbitrit, ja rasti flagrant që shkaktoi polemika të shumta!

Lazio-Juventus ishte një ndër ndeshjet më të luftuara deri tani në Serie A, me bardhekaltrit që triumfuan me shifrat 3-1 ndaj bardhezinjve.

Shumë kontestime pati për gjykimin, teksa u dha një karton i kuq për Juan Cuadradon, por edhe vendime të tjera u disktuan. Juventusi kishte shumë ankesa në fund të ndeshjes për arbitrimin, mbi të gjitha për një rast të veçantë.

Në minutën e 56-të, mbrojtësi i Lazios, Luis Felipe bën një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Matuidi, ku siç duket dhe nga pamjet mund të kemi edhe karton të kuq (ashtu siç pretendon Juventus), por arbitri kryesor nuk akordoi fare faull për këtë rast. Pamjet janë të qarta, mund të gjykoni…

Previous articleKryeqyteti Bosnjës i mbuluar nga ndotja e rrezikshme e ajrit
Next articleGazmend Oketa tregon se çfarë fshihet pas ftesës së Ramës për Lulzim Bashën