Home Top Lajmet Juventus harron Icardin, klubi bardhezi rikthen në modë një emër të vjetër

Juventus harron Icardin, klubi bardhezi rikthen në modë një emër të vjetër

Largimi i Cristiano Ronaldos në verë la një boshllëk në repartin ofensiv të Juventusit që as Morata dhe as Kean nuk kanë mundur ta mbushin për momentin dhe kështu për janarin “Zonja e Vjetër” po kërkon një qendërsulmues.

Emrat që kanë qarkulluar ditët e fundit janë të shumtë, nga Cavani te Martial,Aubameyang apo edhe Mauro Icardi (për të cilin PSG nuk është gati ta huazojë),  por orët e fundit në modë është rikthyer emri i Arkadiusz Milik, që ka qenë pranë transferimit në Torino edhe në të shkuarën.

Bardhezinjtë kërkojnë një sulmues ekspert në formë huazimi dhe polaku, që po gjen vështirësi që të zërë vendin e tij si titullar te Marseille, mund të jetë zgjidhja e duhur.

Në janar Juventusi duhet të shesë Arthur, por vlera e kartonit të brazilianit është kthyer në problem. Nëse do të largohej Dejan Kulusevski (Arsenal ose Everton), atëherë do të planifikohej Scamacca i cili po bën mjaft mirë te Sassuolo.

SOURCEdosja.al
Previous articleReshjet e dendura të shiut, rrugët në Lezhë mbulohen nga uji
Next articleSkandali me të dhënat personale/ Alibeaj: Shqiptarët presin përgjigje, SPAK ka përgjegjësi