Këngëtari Justin Bieber ka marrë gjithë vëmendjen e medieve gjatë një eventi për lançimin e produktit të ri “Rhode”, të Hailey Bieber.
Shkak është bërë veshja e tij sportive, e cila duhet thënë, nuk përshtatej aspak me atë të bashkëshortes së tij.
Modelja 26-vjeçare kishte veshur një minifustan të kuq pa rripa nga Ermanno Scervino, të cilën e kishte kombinuar me një palë vathë të kuq, me taka të markës Maison Ernest dhe një çantë Ferragamo. Justin nga ana tjetër, kishte veshur kostum sportiv gri, të kombinuar me një kapele rozë, shapka të verdha dhe një palë çorape të bardha.
Nëpër rrjete sociale nuk kanë munguar edhe memet ku thuhet se ata janë njësoj si një çift ballkanas, ku gruaja vishet dhe kurohet në maksimum, ndërsa burri vishet komod dhe pa e vrarë shumë mendjen.