Home Politike Julian Deda: Do kandidoj përballë Veliajt në Tiranë

Julian Deda: Do kandidoj përballë Veliajt në Tiranë

Julian Deda ka shfaqur ambicien për të kandiduar si kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme elektorale.

“Lalin e heqim ne… Lali nuk është i përjetshëm. Meqenëse që më pyete për këtë…unë kam një angazhim politik dhe ka kohë që e kam d.m.th. jam anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por kam 20 e kusur vite që jetoj këtu dhe ti mendon se një Shkodran nuk mund të bëhet Kryetar Bashkie në Tiranë kur u bë njëri nga Ura Vajgurore? Më vjen keq tani, ai është nga Ura Vajgurore dhe u bë, pse mos të bëhet një Shkodran? Unë të paktën nuk kam shitur fiq dhe nuk kam punuar kamerier që të jemi të sinqertë. Ai gënjen që ka shitur fiq dhe unë s’po gënjej që nuk kam shitur”. u shpreh Deda.

SOURCEbulevard news
Previous articleLSI “ndez motorrët”, nis punën për zgjedhjet lokale, Kryemadhi mbledh krerët e degëve
Next articleMoti i keq/ Trageti nuk ankorohet dot në portin e Vlorës, 77 pasagjerë për rreth 20 orë të bllokuar në bord