I huazuar nga Atlético Madrid te Chelsea deri në fund të sezonit, João Félix nuk e fshehu edhe një herë dëshirën e tij për të qëndruar në Angli.
“Ende nuk e di se si do të jetë e ardhmja ime, por më kanë pëlqyer këta katër apo pesë muaj këtu. Është një klub i lartë. Të gjithë kanë qenë shumë të mirë me mua. Ata besojnë te mua. Unë do të doja të qëndroja këtu”, tha ai.
Aktualisht e ardhmja e talentit luzitan është enigmatike, pas qershorit ai duhet të rikthehet te Atletico Madrid, nëse klubet nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për një marrëveshje të re.